Lionel Messi ka zgjedhur të ardhmen, tjetër rivalitet në Cristiano Ronaldon

Sport

“Martesa” e Lionel Messit me PSG ka zgjatur vetëm për dy sezone dhe tashmë mund të konsiderohet e përfunduar. Arabia Saudite do të jetë e ardhmja e Messit për karrierën e tij futbollistike. Mediat në Lindjen e Mesme, raportojnë se ky do të jetë sezoni i fundit i kampionit të botës në Europë, i cili tashmë po përgatitet për një tjetër aventurë.

Është pikërisht Al Hilal, klubi që Messi ka zgjedhur të luajë. Marrëveshja mes lojtarit dhe Al Hilal është mbyllur me sukses. Një marrëveshje, e cila pritet të thyejë të gjitha rekordet e historisë së sportit, madje, duke parakaluar këtu edhe rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldon.

Fjala është për pagën e Messit, e cilla pritet të jetë 400 mln euro në sezon, dyfishin e asaj që CR7 përfiton aktualisht në radhët e Al Nassr. Ndoshta, marrëveshja mund të jetë minimalisht 2 vjeçare, me mundësi rinovimi për edicione të tjera.

Me transferimin e tij në skuadrën e Al Hilal, Messi pritet të marrë me vete edhe dy ish-shokët e tij të skuadrës tek Barcelona, sikurse janë Sergio Busquets, e gjithashtu edhe Jordi Alba.

Aktualisht, Messi është ambassador i turizmit në Arabinë Saudite, ndërsa në sezonin e ardhshëm, bota do të bëhet gati për një tjetër rivalitet mes tij dhe Cristiano Ronaldos.