Lionel Messi ka fituar një tjetër garë ndaj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Argjentinasi është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2023 nga FIFA. Në çeremoninë e zhvilluar në Londër, sulmuesi fitoi një tjetër garë nga të panumërtat e karrireës së tij të lavdishme.
Kjo ishte hera e tretë që Messi e ka fituar një trofe të tillë, duke u bërër lojtari më i suksesshëm ndonjëherë në këtë aspekt, e duke lënë pas vetes rivalin e historik, Cristiano Ronaldon, që numëron dy tituj të tillë. Për herë të parë, çmimin si “Futbollisti më i mirë i Vitit” nga FIFA, Messi e fitoi në 2019-tën. Më pas, suksesi i radhës ishte në 2022-shin, kurse për 2023-shin, erdhi edhe trofeu i tretë.
Që prej verës që lamë pas, kur u tranferua në radhët e Inter Miami, Messi nuk është më pjesë e futbollit europian, kështu që është bërë lojtari i parë që luan në ligën amerikane te futbollit dhe që fiton një trofe të tillë individual të dhënë nga FIFA.
Interesant është fakti se Messi nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen gala. Tetë herë fituesi i Topit të Artë, vendosi të qëndronte në Miami, atje ku ka nisur seancat stërvitore për sezonin e ri futbollistik.