Lineker del në mbrojtje të kapitenit të Tottenham, Harry Kane

Sport

Deklaratat e fundit të Harry Kane se ai mund të largohet nga Tottenham për të përmbushur objektivat e tij personalë, nuk janë pritur shumë mirë nga tifozët e ‘spurs’-ave dhe jo vetëm. Këto fjalë të kapitenit të kombëtares angleze janë konsideruar shumë egoiste dhe ndaj lojtarit ka patur një lum kritikash. Megjithatë, krejtësisht ndryshe mendon Gary Lineker. Pikërisht ish-sulmuesi i Tottenham ka dalë në mbrojtje të Kane, duke u shprehur se 26-vjecari nuk duhet të kritikohet për faktin se tha të vërtetën. Me 181 gola në 278 ndeshje, Kane konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë në botë, por deri më tani, tek Tottenham ai nuk ka arritur të fitojë trofe. Për një sulmues të nivelit të tij, dicka e tillë duket e vështirë për t’u pranuar, prandaj sipas Lineker, është mëse e drejtë që Kane mendon për një largim të mundshëm nga skuadra londineze. Në merkato janë të shumta skuadrat që do të donin të kishin në organikën e tyre një lojtar me peshë si kapiteni i Anglisë, megjithatë, vështirë se Tottenham do e lejojë lehtësisht largimin e Kane. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, disa nga skuadrat më të interesuara për të janë Juventus, Real Madrid apo Barcelona, ndërkohë që presidenti Levy i Tottenham, kërkon një shifër mbi 100 milionë euro për të lejuar një transferim të 26-vjecarit diku tjetër.