Lindin shkëndijat e para Bottas-Hamilton…

Sport

4 fitore të dyfishta në 4 gara. Këto janë statistikat që shënojnë një rekord historik në ‘Formula 1’ nga ana e skuadrës Mercedes, që duket se ka vrarë kampionatin në këtë fillim të sezonit. ‘Shigjetat e argjendta’ triumfuan edhe në garën e Azerbajxhanit, në Baku, me Valtteri Bottas që ruajti pozicionin e fituar me ‘pole-position’, duke e mbyllur i pari. Vetëm vendi i dytë për kampionin e botës në fuqi, Leëis Hamilton, që la pas vetes Sebastian Vettel të Ferrarit dhe Max Verstappen me ‘Red Bull’. Charles Leclerc do të merrte provizorisht kryesimin e garës pas serisë së parë të ndalesave në bokse, për shkak të strategjisë të zgjedhur nga Ferrari, për ta lënë të riun monegask në pistë, me goma të mesme. Një zgjidhje mjaft e mirë për pjesën e parë të garës, por sërish tek Ferrari do të gabonin në momentin final. Drejtuesit e skuderisë italiane vendosën që Lelcerc të qëndronte në pistë sa më shumë të ishte e mundur përpara se të ndryshonte gomat.

Kjo bëri që rivalët e Mercedes të ngushtonin diferencat, e madje edhe ta parakalonin Leclerc, që fillimisht kishte një distancë prej 12 sekondash me ndjekësit. Ndryshimi i gomave tek Leclerc nuk dha atë që pritej në pjesën e mbetur të garës, duke bërë që monegasku ta mbyllte vetëm i pesti. Ndërsa në fundin e garës, Hamilton ngushtoi ndjeshëm diferencat me shokun e tij të skuadrës, Bottas, ndërsa Toto Ëolf vendosi të mos ndëryhjë, vetëm duke kërkuar kujdes nga pilotët e tij. Bottas ia doli të ruante pozicionin falë një xhiroje të shpejtë, por kjo garë ishte si një sinjal i qartë se finlandezi mund të jetë rivali kryesor i Hamilton për këtë sezon. Në renditjen e përgjithshme, Bottas kryeson me 87 pikë, vetëm 1 më shumë se Hamilton, ndërsa Vettel gjendet i treti me 52 pikë. Ndërsa sa i përket konstruktorëve, Mercedes udhëheq e vetme me 173 pikë, 74 më shumë se rivalët e Ferrarit.