LILLE – BORUSSIA DORTMUND, TS2 HD, 18.45

Sport

Bruno Génésio, trajner i Lille:

“Kemi pasur një ecuri të jashtëzakonshme dhe duam që të vazhdojë. Duhet të hyjmë në ndeshje dhe ta shijojmë, duke qëndruar të qetë. Duhet të jesh në 100% dhe jo në 105%, sepse përndryshe rrezikon të… pengohesh. Na takon neve të bëjmë më të mirën dhe nëse në fund e kemi bërë, pa marrë atë që donim, atëherë do ta pranojmë rezultatin.  Guirassy? Ai është një lojtar shumë i mirë, është një sulmues i frikshëm. Ai është shumë i mirë në duele dhe në lojë. Po punojmë që atë ta kontrollojmë gjatë kësaj ndeshjeje.

Duhet të kemi shumë parasysh dhe jo të priremi të harrojmë se Dortmundi ishte finalist i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Madje, ata eliminuan Parisin për të arritur atje. Për më tepër kanë lojtarë më me përvojë se ne. Dhe së treti, ata kanë tre fitore në transfertë në Champions League këtë sezon. Do të thoja se është një sfida 50/50”.

Jonathan David, sulmuesi i Lille:

“Dortmundi është një ekip me shumë përvojë dhe lojtarë që e dinë këtë situatë; ata ishin finalistë sezonin e kaluar. Na vunë nën presion pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë, në ndeshjen e kaluar, por intensiteti ynë u shkaktoi atyre probleme në fund të takimit.  Asgjë nuk ka ndryshuar, ne i qasemi të gjitha ndeshjeve me shumë besim dhe qetësi. E dimë se kemi një skuadër cilësore të aftë për të luajtur në ndeshje si kjo. Të kemi parasysh se ata janë finalistët e Champions League vitin e kaluar.  Janë të mësuar me këtë lloj ndeshjeje, kështu që ne nuk jemi favoritë. Por është një ndeshje që ne duam ta fitojmë, si çdo tjetër. Kanë qenë shumë ndeshje ku stadiumi ishte plot dhe tifozët ishin pas nesh. Duam të luajmë në atmosfera të tilla”.

 

Niko Kovaç, trajner i Dortmundit:

“Është nga ato sfida 50-50. Ndeshja e parë ishte e barabartë, kështu që e njëjta që do të jetë pak a shumë edhe këtë herë.  Skuadra ime ka shumë më shumë përvojë dhe shpresoj që kjo të bëjë diferencën. Ne ishim shumë pasivë në pjesën e dytë të ndeshjes së parë. Duhet të ndjekim topin, duhet ta bëjmë këtë edhe sonte.

Reagimi i tifozëve tanë pas ndeshjes me Augsburg ishte plotësisht i kuptueshëm. Na duhet ta përballojmë edhe këtë. Nuk shikuan më të mirën tonë në atë ditë. Duhet t’i shikojmë faktet në sy… Unë e studiova ndeshjen në fundjavë dhe i trajtova disa gjëra me lojtarët. Unë u tregova i qartë dhe shumë i drejtpërdrejtë. Kjo ishte dicka e nevojshme pas ndeshjes me Augsburg.  Sonte duhet të sjellim një paraqitje ndryshe. Por e di që kemi cilësi dhe duhet të mbështetemi tek ajo. Jam i bindur që do të tregojmë një fytyrë tjetër. Sot luajmë shumë dhe ne duam të avancojmë më tej.

Carney Chukëuemeka? Eshtë në dispozicion, ai është stërvitur plotësisht. Ai nuk ka 90 minuta në këmbë. Të gjithë i kemi parë aftësitë e tij. Shpresoj se do t’i shohim përsëri nëse ai aktivizohet për 20-30 minuta”.

Serhou Guirassy, ​​sulmues i Dortmund:

“Është padyshim një ndjenjë e veçantë kthimi në Lilë, edhe pse kanë kaluar nëntë apo dhjetë vjet që kur kam luajtur këtu. Unë jam sërish i lumtur!  Pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Ausburgut në kampionat, ne duhet të pranojmë kritikat. E gjithë kjo është pjesë e lojës. Në fund, ne duhet të mësojmë prej disfatave dhe të kthehemi tek të qenit pozitiv. Në thelb, atmosfera është e mirë, por secili duhet të përfshijë veten në kritika në mënyrë që të nxitet që të japë më të mirën në të ardhmen”.