“Ligji” i Champions: Kush eleminon Bayernin, triumfon…

Sport

svvs.jpg

Kush eleminon Bayernin e Mynihut, triumfon gjithmonë në fund. Ky është ligji i pashkruar i Champions League, por që është vërtetuar të paktën në sezonet e fundit të kompeticionit më madhor të futbollit europian.
Në tri vitet e tij nën drejtimin e kampionëve të Gjermanisë, Pep Guardiola e ka parë veten gjithmonë të skualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Duke mos arritur të prekë dot finalen e madhe, qëllim për të cilin erdhi në Mynih. Pikërisht në 2014-n, bavarezët u mposhtën nga Real Madrid i Ancelotit, kurse në edicionin pasardhës nga Barcelona. Këtë herë ishte një tjetër skuadër spanjolle, si Atletico Madridit, që u bëri gjëmën pluri-kampionëve gjermanë.
Por ajo që bie në sy është pikërisht fakti që skuadra që ka nxjerrë jashtë loje gjigantët e Bundesligës, të paktën në dy vitet e fundit, si përfundim ka arritur të ngrejë në qiell trofeun e madh. Me këtë logjikë, kampionia e re e Europës mund të jetë skuadra e Simeones.
Mirëpo nëse diçka e tillë do të vërtetohet për herën e tretë, mbetet ende të shihet më 28 maj në Milano. Por, një fjalë e urtë thotë se “nuk ka dy pa tre”. E diçka të vërtetë, me siguri që do të ketë.

 

Molgen Balena

Tring Sport