Lideri që po spikat këtë sezon të Champions League është…

Sport

uclllllll
Pesë vite pritje dhe pesë vite besnikëri tashmë po shpërblehen. Mauro Icardi po drejton si kapiten zikaltërit në rikthimin e tyre në UEFA Champions League dhe duke parë atë që ka dhënë ai në fushë pritshmëritë për të ardhmen janë të mëdha. Dueli i sotëm kundër Barcelonës rikthen në memorjen e shumë prej tifozëve interistë tripletën e famshme të tetë viteve më parë dhe shpresa për një rezultat sot afërmendsh që e ka bazën te kapiteni. Sigurisht, kohët kanë ndryshuar, dhe gjërat janë gjithashtu ndryshe te skuadra italiane. Por Icardi, është lideri që ka bërë të pamundurën për ta nxjerrë skuadrën nga ajo seri vështirësish që ka patur vitet e fundit. Lot, gëzim për të festuar golin e parë, po ashtu golin e dytë në arenën evropiane, gola përmbysjesh, gola të gjashtë pikëve të para të epokës Spalletti në Champions League.

icardi.inter.esulta.orecchie.2017.20181.356x237

Mauro Icardi, tashmë 25-vjecar e di mirë se çfarë e pret përpara. Arena e Champions League-ës i ka dhuruar atij fanellën e kombëtares dhe gjithë vëmendjen e klubve të mëdha. Pikërisht në Barcelonë e kujtojnë sot me mall për atë periudhë tre-vjeçare të kaluar te akademia e La Masias në vitet 2008-2011. Kapiteni i Interit e vlerëson atë periudhë, por e deklaron vazhdimisht besnikërinë me fanellën zikaltër. Për këtë fanellë ai ka duruar 5 vite duke dhënë maksimumin. 104 gola në 166 ndeshje flasin për një përqindje realizuese prej 23 përqindësh, më shumë se kushdo tjetër. Cavani, Suarez, Lewandowski, madje edhe Ronaldo e Messi qëndrojnë prapa. Pikërisht i këtyre niveleve kërkon të jetë sot Icardi dhe tashmë koha është e tija, s’na mbetet gjë tjetër veçse ta shohim.