Lewis Hamilton shokon të gjithë, do tërhiqet nga sporti?

Sport

hamilton rusi
Ai mund të jetë kampioni i botë në fuqi dhe një nga pilotët më të mirë të historisë së ‘Formula 1’, por Lewis Hamilton nuk mendon t’i dedikohet përgjithmonë sportit. Britaniku ka habitur disi me deklaratën e tij të fundit, kur ka thënë se pasi të tërhiqet nga garat, do të nisë një jetë tërësisht të re. 33-vjeçari thotë se aktualisht po përpiqet të zbulojë se përveç pilotimit, cilat janë ato gjëra që e bëjnë të lumtur, apo që ai i bën si duhet.

hamiltonnn

“Unë nuk e di se çfarë më pret pasi të tërhiqem nga sporti. Në sportin tonë, zakonisht, ai që është marrë gjithë jetën me garat nuk ka asnjë profesion tjetër. Kështu jam edhe unë, që jam marrë me garat që kur isha 8 vjeç. Në atë pak kohë që kaloj aktualisht jashtë Formula 1 përpiqem të kuptoj atë që ndodh përreth meje dhe se çfarë dëshiroj të bëj.”  Hamilton e pranon se qëndrimi në botën e ‘Formula 1’, si drejtues apo pse jo si krahu i djathtë i Toto Wolf tek Mercedes do të ishte gjëja më e thjeshtë në botë, por duket se britaniku ka filluar të ngopet me garat dhe kërkon të gjejë diçka të re. 5 herë kampioni i botës shton se pas largimit nga ky sport, do fillojë t’i kushtojë më shumë kohë familjes dhe miqve të tij, ndërsa nuk e sheh si alternativë të merret me ndonjë sport tjetër.