Lewandowski thotë se “Topi I Artë” fitohet më lehtë tek Barcelona, sesa tek Bayern

Sport

Robert Lewandowski mendon se për të fituar Topin e Artë është më e thjeshtë tek Barcelona, sesa tek Bayern Munich. Kështu është shprehur sulmuesi së fundmi, teksa është grumbulluar me përfaqësuesen e Polonisë, për ndeshjet e Nation League.

“E di se Barcelona është një skuadër, në të cilën shumë lojtarë kanë mundur ta fitojnë Topin e Artë. Mendoj se rruga për të shkuar drejt një suksesi të tilla është më e shkurtër që nga Barcelona, sesa nga Bayerni”, ka cituar ndër të tjera sulmuesi i qendrës.

Në fakt, përgjatë viteve të fundit, Lewandowski i ka ardhur rrotull Topit të Artë, pavarësisht se nuk ka mundur ta fitojë dot atë. Momenti i tij më kulminant ishte në vitin 2021, aty ku fitoi edhe çmimin si Lojtari më i mirë i Vitit nga UEFA. Megjithatë, polaku nuk mbërriti dot deri tek Topi I Artë, sepse aty u mposht nga konkurenca e Lionel Messit.

Sidoqoftë, Lewa nuk ka preferuar të tërhiqet nga ky mision dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet e transferimit të tij në radhët e skuadrës katalanase, pavarësisht moshës së tij 34 vjeçare.

E në fakt, deri më tani Robert Lewandowski i ka bërë një nisje të shkëlqyer sezonit, teksa në 8 ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe Champions League ka mundur të shënojë 11 gola. Edhe këtë vit, sulmuesi i qendrës renditet në listën e 30 favoritëve për të fituar Topin e Artë. Megjithatë, këtë herë, duket se çmimi në fjalë do shkojë drejt Karim Benzema.