Lewandowski: Lionel Messi është i parë në listë për të fituar Topin e Artë

Sport

Triumfi në Kupën e Botës, pritet t’i sjellë të tjera suksese Lionel Messit, përfshirë këtu edhe aspektin individual. Ndonëse është 7 herë fitues i Topit të Artë, argjentinasi tanimë është nisur për të 8-tin dhe e prin rrugën i pari në listë.

I këtij mendimi është edhe Robert Lewandowksi. Sulmuesi i Barcelonës ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që Messi është në pole-position për të mbërritur drejt një tjetër suksesi madhështor individual.

“Kupa e Botës është një kompeticion që mund të vendosë se cili do jetë fituesi i Topit të Artë dhe Messi ndodhet me pole-position për të gjithë atë çka arriti në Katar. Uroj që ai ta shijojë suksesin e tij”, ka thënë ndër të tjera Leëa.

Më tej, ndonëse 33 vjeç, Lewandowski nuk e ka fshehur dëshirën që nëj ditë të luajë në një skuadër së bashku me Messin.

“Po. Do të më pëlqente të luaja në një ekip me Messin përpara se të tërhiqem nga futbolli. Ai është një lojtar që gjithëkush do të donte të luante me të”, ka cituar ndër të tjera polaku.

Në vitin 2021, Lewandowski dhe Messi janë përballur mes tyre në garën për Topin e Artë, por në fund ishte argjentinasi ai që fitoi. Messi është i vetmi lojtar në histori të futbollit që numëron 7 Topa të Artë. Një tjetër sukses, do e thellonte edhe më tepër rekordin e tij, duke e bërë thuajse pamundur për t’u thyer në brezat e ardhshëm.