Nga zhvillimet e deritanishme, duket shumë e vështirë që Robert Leëandoëski të vazhdojë të luajë me Bayern Munich për sezonin e ardhshëm. Polaku është shprehur disa herë publikisht se dëshira e tij është të provojë një tjetër aventurë në karrierë, pasi me bavarezët e konsideron gjithçka të përfunduar.
Në këto kushte, nëse Lewandowski divorcohet me 6 herë kampionët e Europës, atëherë zëvendësuesi I tij ideal në Allianz Arena do të ishte Romelu Lukaku. Të paktën, i këtij mendimi është një figurë legjendare e klubit bavarez, Lothar Matthaus. Në një deklaratë të fundit mediatike, ish-mesfushori është shprehur se drejtuesit e Bayernit duhet ta marrin në konsideratë transferimin e Lukakut.
“E shoh Lukakun si mundësinë e vetme që mund të luajë në rolin e qendërsulmuesit, nëse largohet Lewandowski. Në sistemin e lojës së Bayernit gjithmonë ka qenë i pranishëm një sulmues qendre dhe këtu mund të përmendim Gerd Muller, Pizarro, Klose, Gomez, Leëandoëski, apo edhe të tjerë”, ka cituar ndër të tjera Mattheus, fjalët e të cilit, nuk dihet nëse do kenë ose jo ndonjë ndikim në radhët e drejtuesve të klubit gjerman.
Ndërkohë që e ka sugjeruar Lukakun në drejtim të Bayernit, ende nuk dihet se ç’do të rezervojë e ardhmja për belgun, I cili pas një sezoni zhgënjyes në Premier League me Chelsea, tanimë po mendon largimin nga Stamford Bridge. Nga raportimet e deritanishme, thuhet se Lukaku është drejt rikthimit tek Interi, diçka që mbetet për t’u konfirmuar përgjatë ditëve të ardhshme.