Lewandowski drejt largimit, Bayern Munich tregon interes për Cristiano Ronaldon

Sport

Bayern Munich interesohet për Cristiano Ronaldon. Ky është lajmi që ka mbuluar së fundmi mediat ndërkombëtare. Kampionët e Bundesligës janë treguar mjaft aktiv këtë merkato, por nënshkrimi me portugezin, mund t’i dërgonte temperaturat e këtyre ditëve në një tjetër nivel.

Mesa duket, ditët e CR7 me Manchester United po vijnë drejt fundit. Fakti që Erik Ten Hag nuk e konsideron të rëndësishëm për skemat e tij, apo edhe fakti që gjigantët anglezë nuk do marrin pjesë në Champions League edicionin e ardhshëm, mund ta shtyjë gjithmonë e më tepër sulmuesin që të largohet.

Në anën tjetër, sa I takon situatës së Bayernit, më tepër sesa një herë, Robert Lewandowski ka kërkuar publikisht largimin. Polaku mbetet nën radarët e Barcelonës. Katalanasit janë në pole-position, e për më tepër që edhe vetë dëshira e lojtarit është të zbarkojë në Camp Nou. Për të siguruar shërbimet e sulmuesit të qendrës, klubi katalanas është gati të paguajë deri në 40 mln euro.

Nisur nga këto rrethana, Bayerni e konsideron Cristiano Ronaldon si lëvizjen perfekte për të zëvendësuar Robert Leëandoëskin. Një operacion I tillë, cilësohet mjaft I rëndësishëm edhe nga stafi I yllit portugez. Në Allianz Arena, piqen të gjitha kushtet që Ronaldo të jetë I sukseshshëm. Edhe për sezonin tjetër, Bayerni mbetet skuadra favorite për të fituar titullin kampion. Madje, jo vetëm kaq. Bavarezët, konsiderohen edhe një prej kandidatëve më potencial për të triumfuar në Champions League, një objektiv aq shumë i lakmuar edhe nga vetë CR7.

Për momentin, kjo është situata që raportohet nga një pjesë e mediave botërore, ndërsa për ato gjermane, Bayerni nuk e sheh me shumë interes transferimin e Ronaldos, duke qenë se së fundmi është përforcuar me Sadio Mane të ardhur nga Liverpool.

Gjithësesi, e sigurt është se përqindja që CR7 të largohet nga Manchester United, mbetet tepër e lartë, e kësisoj, 5 herë fituesi I Topit të Artë do vazhdojë të mbetet një nga emrat më të komentuar të kësaj merkatoje verore.