Leroy Sane refuzon të flasë për rinovimin e kontratës tme Bayern Munich. Marrëveshja aktuale e anësorit të sulmit me kampionët e Gjermanisë përfundon në verën e 2025-tës dhe prej kohësh, klubi bavarez ka nisur nga puna për ta bindur lojtarin drejt një marrëveshjeje të re.
Megjithatë, deri më tani, përpjekjet e 6 herë kampionëve të Europës kanë rezultuar të dështuara, pasi lojtari nuk ka thënë ende “po” dhe mesa duket, ende nuk ka ndërmend.
“Rinovimi është diçka që nuk e kam menduar ende. Klubi është i hapur për dialog, por unë jam i përqendruar vetëm në sezonin actual dhe për këtë arsye kjo nuk është është në planin tim”, ka deklaruar ndër të tjera Sane.
Në fakt, që prej kohës kur u bë pjesë e Bayernit në vitin 2020, forma e sulmuesit gjithmonë është kritikuar jo pak, aqsa herë pas here, Sane është parë si një lojtar jo aq shumë thelbësor në radhët e 6 herë kampionëve të Europës.
Që kjo situatë të ndryshonte, në krye të 6 herë kampionëve të Europës duhet të vinte një trajner si Thomas Tuchel, i cili duket sikur e ka rilindur futbollistin në fjalë, i cili i është kthyer versionit të tij të vjetër. Këtë edicion futbollistik, në 18 ndeshje, Sane ka shënuar 9 gola dhe ka shërbyer 7 asiste në të gjitha kompeticionet.
Duke u nisur nga fjalët e vetë lojtarit, klubet me peshë të kontinentit, tashmë mund ta përqendrojnë më tepër vëmendjen nga Sane. Liverpool, Manchester City, Real Madrid, apo edhe Barcelona, prej disa kohësh kanë nisur të tregojnë interes për shërbimet e futbollistit gjerman.