“Kemi ardhur në Paris me përgjegjësi dhe dëshirën për të luajtur një ndeshje të madhe. Kjo ndeshje, aq sa mund të jetë e bukur, aq është edhe e komplikuar. Duhet te jemi të gjithë gati për një gjë të tillë.
Fakti që nuk do jetë Di Maria, për ne është një humbje e madhe, pasi ai ka shumë eksperiencë dhe prezenca e tij do të thotë shumë në fushën e lojës. Së bashku me Leandro Paredes ata janë dy elementë tepër të rëndësishëm për ne, duke qenë se kanë mjaft eksperiencë ndërkombëtare. Kjo do të thotë se ata mund të ndryshojmë pozitivisht edhe karakterin e skuadrës.
Këtë vit kemi ndryshuar shyumë futbollistë, duke ndërtuar një ekip me mentalitet fitues. Ta bësh një gjë të tillë, nuk është aspak e lehtë. Unë kam shumë besim tek shokët e mi të skuadrës, pasi kualiteti i këtij ekipi ka ardhur gjithmonë në rritje”.