Rekord pas rekordi për Lionel Messsin në ndeshjen e së mërkurës, në Champions League përballë Sllavisë së Pragës. Kapiteni i Barcelonës me golin e realizuar, barazoi dy legjendat e Real Madridit Cristiano Ronaldo dhe Raul Gonzalez. Messi shënoi vetëm pas tre minutave lojë në takimin e Ligës së Kampionëve, duke firmosur golin e tij të parë për këtë edicion në arenën ndërkombëtare. Argjentinasi përfitoi nga një gabim nga kundërshtari dhe realizoi për epërsinë fillestare të ekipit të tij në ndeshjen e përfunduar me shifrat 2-1 për Barcelonën.
Gjithashtu, me atë gol, 32-vjecari u bë lojtari i parë që shënon gjatë 15 sezone radhazi të Champions League-s, duke filluar që prej sezonit 2005/06.
Pikërisht në atë edicion, që ishte i parë i plotë i tij me ekipin e parë të Barcelonës, Messi shënonte gol në fazën e grupeve, kundër grekëve të Panathinaikos. Pikërisht, kampionët e atëhershëm të Greqisë ishin ishin edhe viktima e parë e Messit. Ndërsa Slavia Praga u bë skuadra e 33-të e ndryshme të cilës “El Pulce” i ka shënuar, duke e lidhur atë me një tjetër rekord. Pikërisht atë që më parë e kanë arritur edhe ish-yjet e Realit, Raul dhe Cristiano Ronaldo, të cilët po ashtu u kanë realizuar 33 kundërshtarëve të ndryshëm.
Sa i takon duelit me CR7, Messi ka shtuar realizimet në fazën e grupeve të Champions, duke arritur kuotën 67 në total, 5 më shumë sesa portugezi. Kështu, dueli vazhdon.