Lennart Karl shkruajti historinë të mërkurën në mbrëmje ndaj Club Brugge në UEFA Champions League

Sport

Lennart Karl shkruajti historinë të mërkurën në mbrëmje ndaj Club Brugge në UEFA Champions League. 17 vjeçari i Bayern Munich u bë shënuesi më i ri në historinë e klubit në këtë kompeticion.

Bayern kundër belgëve, ruajti ecurinë perfekte në fillim të sezonit 2025/26 me 12 fitore radhazi. Golat e Harry Kane, Luis Díaz dhe Nicolas Jackson siguruan fitoren 4-0, por ishte goli i Karl në minutën e pestë që vuri bazat suksesit.

Vetë goli ishte i denjë për historinë: Karl mori topin në mesfushë dhe pasi dribloi dy kunërshtarë goditi fort pothuajse majtas nga jashtë zonës. Në përfundim ai u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

Goditja e tij i dha Bayern-it fillimin perfekt në “Allianz Arena” dhe i dhuroi 17-vjeçarit një rekord të ri. Ende katër muaj larg ditëlindjes së 18-të, ai është më shumë se 3 muaj më i ri se Jamal Musiala kur ky i fundit vendosi rekordin pas golit kundër Lazio-s në vitin 2021.

Goli kundër Brugge nuk ishte vetëm i pari për Karl në Champions League, por edhe goli i tij i parë në nivele të larta me klubin, në ndeshjen e 10 për Bayern.

Tashmë Karl kryeson listën e 10 shënuesve më të rinj të Bayern-it në Champions League, ku mes të tjerëve gjenden emra si Thomas Müller, Bastian Schweinsteiger dhe David Alaba.