Lenjani titullar, Sioni nuk merr dot kthesën

Sport

lenjani sion
I është rikthyer formacioni prej 3 ndeshjesh, mirëpo mbrojtësi kuqezi që luan me Sionin, Emir Lenjani nuk ka arritur të bëjë të mundur që skuadra e tij të marrë kthesën në kampionatin zviceran. Sioni ku luan anësori kuqezi nuk mundi dot të shmangë humbjen e pestë radhazi, që ka ardhur në ndeshjen e luajtur të enjten në shtëpi kundër Zyrihut, e vlefshëm për javën e tetë në Superligës në Zvicër. Edhe pse Lenjani luajti titullar në të majtë të mbrojtjes, prapavija e Sionit pësoi dy gola dhe tregoi një lojë jo shumë të mirë. Natyrisht përjashtim nuk ka bërë as lojtari shqiptar, i cili u mundua të ndihmojë në fazën e sulmit, por pa rezultat.

auto LEnjani1439801443 840x440
Faktikisht, Sioni deri në sekondat e fundit të takimit ishte fare afër marrjes së një pikë. Por një goli i pësur në minutat shtesë solli humbjen e radhës, duke e lënë skuadrën në vendin e fundit të renditjes, me 6 pikë pas 6 javësh. Ardhja e trajnerit Murat Jakin duket se nuk ka dhënë efektet e pritshme për skuadrën ku luan mbrojtësi shqiptar. E vetmja notë pozitive është fakti që Jakin ka një preferencë për futbollistët nga Shqipëria, çka ka bërë që edhe Lenjani të rigjejë vend si titullar i padiskutueshëm. Fatkeqësisht, kjo nuk është shoqëruar me rezultate pozitive.