Lenjani siguron mbijetesën, Ajeti ende kryegolshënues!

Sport

Albian Ajeti

Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani me ekipin e Sionit arritën një fitore tepër të rëndësishme me shifrat 3-2 kundër St. Gallenit, në ndeshjen e javës së 34-të të Kampionatit, që praktikisht i dha garancinë dy shqiptarëve për qendrimin në Superligën e Zvicrës. Kasami shënoi gol në minutën e 19-të, duke i dhënë edhe më tepër shtysë skuadrës së tij në minutat vijues të lojës, megjithëse St. Gallen u përpoq shumë për t’ia bërë Sionit gjithcka më të mirëve. Shqiptari i Zvicrës, Kasami u zëvendësua në fund të pjesës së parë, kurse anësori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani luajti tërë takimin. Kjo fitore i dha mundësinë skuadrës së shqiptarëve për të siguruar mbijetesën, përderisa është Lozana që bie nga kategoria, si pasojë e humbjes që pësoi nga Thuni me rezultatin 2-0.

Ndërkohë, rezultati më befasues i javës ka ardhur nga Zurich, që mundi Baselin me rezultat 4:1. Gjithsesi, Albian Ajeti ka realizuar sërish për Baselin në minutën e 3-të shtesë, duke ruajtur kryesimin në listës së shënuesve më të mirë në Zvicër. Ai tashmë udhëheq me 16 gola, një më shumë se Hoarau i Young Boysit. Pikërisht, kampionët e saposhpallur e kurorëzuan sezonin në mënyrën më të mirë, duke mposhtur Luganon me rezultatin 3-1. Gjithashtu, skuadrës nga Berna iu dorëzua trofeu i kampionatit që është i 12-ti në historinë e saj.