Lenjani po kërkon rinovimin me Sion, zbulohen prapaskenat në Zvicër

Sport

Nga një i larguar para pak javësh, tani Ermir Lenjani është sërish pjesë e Sionit. E madje duket se kërkon të vazhdojë të qendrojë gjatë në këtë skuadër. Këtë ka lënë të paktën të kuptohet presidenti Kristian Konstantin. Anësori i Kombëtare shqiptare përfundoi si fillim mes 9 lojtarëve që u përjashtuan nga kreu i klubit, përderisa nuk pranuan asistencën shtetërore gjatë përiudhës së ndikuar nga Covid-19. Mirëpo në harkun e disa javëve, 4 nga ata bënë prapakthehu. E mes tyre ishte edhe Lenjani. Ai, tani madje përveçse ka pranuar reduktimin e përfitimeve në këtë periudhe, duket se
është gati edhe të zgjasë marrëveshjen që e lidh me Sionin dhe që i përfundon këtë sezon. Presidenti i këtij klubit, Konstantin i cili zbuloi për mediat zvicerane se shqiptari ishte kthyer, me idenë që të firmoste rinovimin. “Të gjithë, përveç 5 lojtarëve, pranuan propozimin për asistencë shtetërore. I fundit ishte Ermir Lenjani, që madje dëshirpon të zgjasë edhe bashkëpunimin me klubin”, deklaroi Konstatin.Gjatë kohës së aktivizimit prej 3 vjetësh me Sionin, Lenjani ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke luajtur në disa role, sa në mbrojtje, edhe në mesfushë e sulm.
Ndërkohë që shpesh ka rezultaur si një ndër më të dalluarit për skuadrën e tij. Për këtë aryse duket se është ndjerë mirë në radhët e zviceranëve dhe prandaj synon të qendrojë ende aty.