Lenjani, pjesë e golave më të bukur në Zvicër

Sport

Ermir Lenjani ka lënë pas një vit shumë të mirë në aspektin personal me Sionin, aty ku është kthyer në protagonist duke shënuar gola të shumtë dhe njëkohësisht duke ndihmuar skuadrën me asiste. Në vitin 2019,mbi të gjitha nuk i kanë munguar golat e bukur. I tillë është edhe që ka shënuar në muajin prill përballë Thunit në kampionat, teksa është përzgjedhur mes atyre nga ku do të dalë goli më i mirë i vitit në Zvicër.
Një goditje e fuqishme nga distanca e Lenjanit u ndal në rrjetë, me portierin kundërshtar që e kishte të pamundur të reagonte. Një gol që ia vlen vërtet të jetë mes më të mirëve, ndërkohë që vetë Lenjani ka kërkuar edhe ndihmën e tifozëve dhe bashkë-kombësve në profilin e tij në “Facebook” për të votuar për të – numrin 12 – në linkun përkatës të faqes zyrtare të Ligës së Futbollit Zviceran, në mënyrë që të triumfojë ai. Votimi do të zgjasë deri më 12 janar 2020, ora 17:00. Kurse çmimi për golin më të mirë të vitit 2019 do të jepet të hënën, 20 janar 2020, në mbrëmjen gala që zhvillohet çdo vit.