Ermir Lenjani u kthyejë të aktivizohet si mesfushor i madje dhe kaq mjafton që Sioni t’i gëzohet më në fund një fitoreje në kampionatin zviceran. Anësori i Kombëtares la shenjën e tij në fitoren 3-1 të Sionit në fushën e Luzern, duke dhënë asistin e golit të dytë me autor Bastien |Toma. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, i cili luante në krahun e majtë gjatë periudhës së De Biazit, është vendosur në të njëjtin vend edhe nga tekniku i ri i Sionit, Murat Jakin. Kaq ka mjaftuar që të tregojë se mund të jetë vendimtar në atë pozicion. Përvec asistit, ai ka zhvilluar edhe një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë vazhdimisht i rrezikshëm me inkursionet e tij.
Mbi të gjitha, rëndësi ka fakti që Sioni gjeti suksesin pas disa rezultateve zhgënjyese radhazi, duke u larguar nga zona e ftohtë e renditjes. Ndërkohë, pas fitores së arritur në mesjavë ndaj Luzern, Baseli i Xhakës ka ngecur në një barazim 2-2 në fushën e Luganos. Nën kampionët e Zvicrës kanë shpërdoruar një avantazh prej dy golash, duke lënë veten të barazohen 8 minuta nga fundi i takimit. Tashmë, Xhaka me shokë kanë zbritur në vend të pestë, por mbi të gjitha është thelluar në 14 pikë diferenca me kryesuesit e Young Boys, që duke thyer 4-1 Thunin, morën fitoren e nëntë radhazi.