Fundjavë me gola shqiptarë në Zvicër. Duke nisur nga Ermit Lenjani, i cili realizoi për skuadrën e Sionit, por që fatkeqësisht nuk vlejti për më shumë se një barazim 1-1 ndaj Xamax. Anësori i Kombëtares shqiptare, me një diagonale të bukur brenda zonës, shpërbleu më së miri besimin e trajnerit Murat Yakin, i cili e aktivizuar në sfidat e javëve të fundit të kampionatit zviceran. Vetëm përpara disa ditësh, trajneri i Sionit, dha dhe vlerësimet maksimale për Lenjanin, i cili duket se po kalon një formë shumë të mirë. Për Xamax debutoi edhe ish-lojtari i Partizanit, Arbnor Fejzullahu, por që ishte i pafat sepse u dëmtua pas 40 minutave lojë, duke lënë fushën me barelë.
Ndërkohë, edhe lojtari i përfaqsueses së Kosovës, Benjami Kololli, shënoi jo një, por dy gola, që shërbyen për sigurimin e një pike të rëndësishme të Zurich, që barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Thunit në transfertë. Përveç Kolollit, titullar ishin edhe dy kosovarët e tjerë Hekuran Kryeziu dhe Tomi Domgjoni, të cilët dhanë kontributin e tyre maksimal në radhët e Zyrihut, që mban vendin e dytë të renditjes.
Ndërkohë për t’u vecuar ishte debutimi i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, me Grasshopers. Ai luajti titullar, duke bërë edhe një lojë të mirë në fitoren 2-1 që skuadra tjetër e Zyrihut fiksoi përballë Luganos. Kurse vëllai tjetër i familjes Ajeti, Albiani – që luan për Zvicrën -, ishte autor i golit të parë për Bazelim që mundi 3-1në transfertë St.Gallen