Leipzig – Tottenham, ja deklaratat për duelin e sotëm!

Sport

Jose Mourinho, trajneri i Tottenham
“Lojtarët I kuptojnë mangësitë që kemi në skuadër. Nuk kemi pse fshihemi. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë një paraqitje të mirë individuale. Unë besoj tek këta djem dhe mendoj se mund t’ja dalim. Nuk kemi nga ata lojtarë që mua më pëlqen t’i quaj “gjahtar zone”, të cilët e dërgojnë topin në rrjetë. Edhe kur dominojmë, është e vështirë të shënojmë gola. Në fazën mbrojtëse e ndiejmë presionin dhe sa herë që bëjmë një gabim, duket sikur jemi ndëshkuar. Besoj se Tottenham nuk do të jetë klubi i vetëm që unë të mos triumfoj. Kam fituar në çdo klub dhe besoj se do e bëj edhe me Tottenham. Ben Davies është dëmtuar për një ose 2 javë. Ndërsa për Steven Bergëijn, nuk pres që ai të luajë më këtë sezon. Ne kemi qenë më të rënduar psikologjikisht me dëmtimet e mëparshme, sepse kur janë 4 ose 5 dëmtime, nuk ndryshon nëse bëhen 6 ose 7”.

Dele Alli, lojtari i Tottenham
“Isha shumë i frustruar kur u zëvendësova në ndeshjen e parë. Nëse pyesni të gjithë trajnerët që nga koha kur unë kam filluar të luaj futboll, asnjëherë nuk më ka pëlqyer të zëvendësohem. Dua vetëm të ndihmoj skuadrën, ndërsa nuk luajta shumë mirë në atë ndeshje. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi. Këtë javë ne do të japim maksimumin. Në Champions League, nuk mund të humbim mundësitë që na jepen. Duhet të shënojmë 2 gola. Ka qenë një sezon I vështirë, por ne duhet të besojmë. Duhet të hyjmë në fushë me një mentalitet pozitiv. Ështtë e rëndësishme që ta marrim situatën në dorë, të jemi të zgjuar dhe të luajmë mirë. Ne kemi qenë në situata më të vështira se kjo dhe ia kemi dalë. Kështu që do hyjmë në fushë me besim”.

Julian Nagelsman, trajneri i Leipzig
“Një portier i mirë është gjithmonë mjaft I rëndësishëm. Kur dy skuadra të mira vendosen përballë njëra – tjetrës, është e mundur që shanset për gol të jenë të pakta. Jam i lumtur që ne kemi Peter Gulacsi (Piter Gulaçi), por nuk jam I lumtur që Tottenham ka Hugo Lloris, sepse ai është gjithashtu një portier shumë I mirë. Secili nga ne do të japë maksimumin në këtë përballje. Nuk të ndodh shpesh të luash ndaj Tottenham në raundin e 1/8-tave dhe të kemi mundësinë për të shkuar në çerekfinale. Timo Ëerner është stërvitur normalisht me ne. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do ta nisë titullar këtë ndeshje”.

Lukas Klostermann, mbrojtësi i Leipzig
“Jam I lumtur që do t’i kemi tifozët tanë me vete. Ata gjithmonë e motivojnë skuadrën dhe e bëjnë që të shtyjë sa më shumë në fazën sulmuese. Tottenham është një skuadër e rrezikshme dhe ata janë mjaft të fortë, sidomos kur janë në tranzicion. Kemi bërë mirë në ndeshjen e parë, dhe jam I sigurt se do të bëjmë të njëjtën gjë edhe këtë mbrëmje. Kjo është një ndeshje mjaft e veçantë, por unë nuk jam më nervoz se zakonisht. Kemi bërë një nisje të mirë në 90 minutëshin e kaluar. Këtë ndeshje duam ta fitojmë me çdo kusht, në mënyrë që të shkojmë në raundin tjetër.