Aktualisht ai është një sulmuesit më në formë në Europë, por në fakt Timo Werner i ka dhënë që përpara 2 sezonesh sinjalet se mund të bëhet një lojtar i kalibrit më të lartë. Sulmuesi i Leipzig po shijon momentin e mirë në këtë sezon, teksa në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet, numëron 23 gola dhe 9 asiste. Shifra mjaft mira për njeriun që po udhëheq Leipzig gjatë këtij sezoni, madje duke siguruar edhe kualifikimin për herë të parë në fazën me eleminim direkt në ‘Champions League’. Paraqitjet e 23-vjeçarit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe të shumta janë spekulimet që e shohin gjermanin larg Leipzig në 2020-ën.
Skuadra si Liverpool, Chelsea apo Real Madrid po ndjekin me kujdes ecurinë e Werner. Klubi gjerman nuk do të donte të privohej nga shërbimet e sulmuesit kryesor të skuadrës, por fakti që shitja e tij do të sillte të ardhura të mira në arkat e klubit, mund të shtyjë drejtuesit e Leipzig të dëgjojnë ofertat e mundshme që do të vijnë për shërbimet e 23-vjeçarit. Vlera aktuale e kartonit të Werner llogaritet në 75 milionë euro. Ai u bë pjesë e Leizpig në verën e vitit 2016, kur u transferua nga Stuttgart për shifrën e 14 milionë eurove. Werner është formuar pikërisht tek akadamia e Stuttgart dhe cilësohet si një nga elementët më të rëndësishëm të futbollit gjerman në të ardhmen. Me kombëtaren e parë të ‘panzerave’, sulmuesi i Leipzig llogarit deri më tani 29 ndeshje, nga ku ka arritur të realizojë edhe 11 gola.