Marko Rose, trajner i Leipzig:
“Ne gjithmonë duam të fitojmë. Kjo është arsyeja pse ne nuk do të hyjmë në fushë me më pak motivim në këtë sfidë, sepse gjithmonë qëllimi ka të bëjë me fitoren. Ju duhet t’i qaseni çdo ndeshjeje në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nëse jemi eliminuar apo jo. Në fund të fundit, është kompeticioni më i madh ku mund të luani. Kjo është arsyeja pse ne do të japim gjithçka kundër Sportingut. Gyokeres? Ai ka statistika të jashtëzakonshme dhe pothuajse ka shënuar më shumë gola se ndeshjet që ka luajtur. Ai është tepër i uritur, shënon gola të bukur dhe i shënon nga të gjitha pozicionet. Ai është një lojtar i madh që ka bërë një rrugë të gjatë. të jetë interesante të shohësh se si zhvillohet ai”.
Rui Borges, trajner i Sporting:
“Debutimi im në këtë kompeticion ka kuptim për mua vetëm nëse arrijmë të fitojmë, pasi ky është objektivi kryesor. Leipzigu është një ekip i rrezikshëm në tërësi. Duhet të shikojmë kolektivin, pasi vetëm kështu mund të arrijmë atë që duam. Unë shqetësohem dhe fokusohem më shumë për këtë. Një ekip si Sporting mund të mendojë vetëm për fitoren. Ka disa kundërshtarë që do të të krijojnë më shumë probleme, por brenda mënyrës sonë të të qenurit dhe ADN-së së klubit do të luftojmë gjithmonë për fitore. Qëllimi është faza me eleminim direkt dhe ne duhet të fitojmë patjeter ndeshjen që kemi me Leipzig. Një vit më parë isha në divan duke parë ndeshjet e Champions League dhe ëndërroja të isha atje. Tani ndihem krenar, për këtë skuadër që më dha mundësinë të jem këtu”.