Leicester-Sevilla, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

trtet

Craig Shakespeare, Leicester City: E dinim që të shënonim një gol në fushën e tyre do të na jepte më shumë mundësi. Do jetë një rast special, atmosfera do jetë elektrizuese. Pres që skuadra të shfrytëzojë momentin e dy rezultateve të fundit. Jemi praktikuar me penalltitë, s’do lëmë gurë pa lëvizur, shpresojmë të vazhdojmë më tej. A mundet që Leicester ta fitojë Champions League-ën?! Pse jo?!

Danny Drinkwater, Leicester: Sezonin që shkoi Craig e ndihmoi Claudion që të përshtatej dhe të lidhej mirë me lojtarët. Në fakt këtë gjë ai e ka bërë shkëlqyeshëm që në fillim, kur unë u angazhova të luajë këtu. U gëzuam kur u njoftua që ai do të jetë deri në fund të sezonit dhe jam i sigurt se të gjithë ne, do të kemi të njëjtin reagim nëse ai angazhohet si trajner me kohë afatgjatë.

Jorge Sampaoli Sevilla: Së fundmi s’kemi patur performanca të qëndrushme. Na duhet të nxjerrim Sevillan e vërtetë dhe të japim më të mirën. Duhet të synojmë ate lloj performance sikurse me Juventusin apo Lyonin. Tani duket e njëjta atmosferë sikurse Leicester fitoi kampionatin. Duken më të vendosur dhe sikur po ripërsërisin vetëveten. Dhurata më e mirë për datëlindje, do të ishte që të jemi mes tetë më të mirave në Botë. Eshtë një shans historik për ne, klubin, lojtarët dhe tifozët.

Adil Rami, Sevilla: Goli i Vardy-it e bën disi më të vështirë këtë përballje, por ne duhet të luajmë lojën tonë. Mund të shënojmë gola, jemi skuadër sulmuese dhe mund t’i kthejmë sërish gjërat në favorin tonë. E dimë se në stadiumin e tyre është vështirë t’i mundësh, këtu ata kanë fituar ndaj Liverpoolit dhe City-it, por ne e dimë se si është të luash në këto nivele dhe duam të shkruajmë historinë me Sevillan.