Craig Shakespeare, trajneri i Leicesterit: Në futboll s’ka ndeshje të sigurta dhe këtu ne s’jemi sa për numër. Jemi këtu për të luajtur të drejtën dhe shansin e kualifikimit! Ky është mesazhi i parë që duam të japim. Them se kemi balancën e duhur në skuadër. Në të tilla takime të duhet zjarr në trup dhe qetësi në mendje. Të duhet përqendrim dhe maturi, aspekte këto të cilat 18 muajt e fundit them se i kemi treguar se i kemi. E dimë që nuk duhet të rrimë prapa për 90 minuta sepse na duhet të shënojmë. Do e nisim si jo-favoritë edhe këtë ndeshje, por tashmë jemi rehat edhe me këtë.
Christian Fuchs, mbrojtës i Leicesterit: Tifozët tanë e kanë treguar në ndeshjet e fundit se ata janë lojtari ynë i 12-të. Ata mund të na shtyjnë drejt fitores, këtë gjë e treguan në suksesin ndaj Sevillas. Kur e pashë stadiumin përpara ndeshjes, e kuptova që dicka speciale do të ndodhte.
Diego Simeone, trajner i Atletico Madrid: Leicesteri është në formë të mirë. Në 6 apo 7 ndeshjet e fundit ata janë rikthyer të bëjnë atë çka bënë sezonin e kaluar. Në disa aspekte them se jemi tejet të ngjashëm. Mendoj se s’ka për të qenë shumë ndryshe nga ndeshja në Spanjë, e vështirë dhe me rezultat të ngushtë, që do të vendoset nga detajet. Leicester do ndihet shumë i fortë në shtëpi me tifozët përkrah. Na duhet të jemi të përgatitur për të luajtur në të atillë mënyrë që të na garantojë ne t’u krijojmë probleme, dhe për ta arritur këtë na duhet ta mbajmë topin sa më shumë të mundemi.
Diego Godin, mbrojtës i Atleticos: Presim një ndeshje të vështirë, ata luajnë në stadiumin e tyre. Leicester na ofroi një ndeshje goxha të luftuar në Madrid dhe të dyja skuadrat duan të njëjtën gjë, gjysmë-finalet. Vardy është lojtar që lufton për çdo top. Përtej kësaj gëzon cilësi teknike dhe fizike, të cilat e bëjnë atë një kundërshtar të fortë. S’duhet t’i lësh shumë hapësira, ndaj them se ndaj tij duhet të ripërsërisim atë çka bëmë në Madrid.