Legjionarët – Balaj, mesazh për De Biazin me dygolësh

Sport

bala1
Ishte një fundjavë golash shqiptarë ajo që lamë pas. Jo vetëm Gashi në Zvicër, por edhe Bekim Balaj në Kroaci, që realizoi dy herë pak ditë nga ndeshja e parë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare ndaj Danimarkës. Duket se sulmuesi shkodran ka dhënë sinjalin se në repartin sulmues në dispozicion të De Biasit, është ai që meriton t’i jepet besim si titullar. Me dopietën e realizuar ndaj Osijekut në fitoren 5-0 (në të 16′ dhe 49′), shtatlarti i Rijekës dha mesazhin e qartë se ai është më rezultativi. Këtë që e tregojnë edhe shifrat. Eshtë jo vetëm është ai që ka shënuar më shumë nga shqiptarët në kampionatet ku luajnë, por edhe është kryegoleadori në 8 javë në Kroaci. Madje duke ndihmuar Rijekën të gjendet në vendin e dytë të renditjes.
I veçantë ishte edhe goli i Alban Mehësnë Turqi ndaj Gallatasarajit, në humbjen 4-1 që fiksoi Koniaspor, ekipi ku luan mesfushori. Ishte i pari në kampionatin turk për lojtarin që gjithsesi është lënë jashtë listës për sfidat e shtatorit me Danimarkën e Portugalinë.
NëLigue 1, Emir Lenjani, pas golit vendimtar që shënoi një javë më parë, ka lënë Nantë në inferioritet numrik, në sfidën përballë Bordosë. Ai u ndëshkua me karton të kuq, që ishte i dyti nëFrancë për të, madje nga po i njëjti gjyqtar që e kishte nxjerrë edhe kur vishte fanellën e Rennes.