Alessandro Del Piero është shënuesi më i mirë i klubit të bardhezinjve dhe i treti në Serie A. Ai numuron 22 gola me gjuajtje të lirë, 6 më pak se Andrea Pirlo. Ndërkaq, Dybala deri më tani ka arritur të shënojë 9 të tillë në Seria A.
Mes tyre, 8 i ka shënuar me Juventusin dhe një me Palermon. I pyetur çfarë mendon për të, Del Piero është shprehur: “Ai ka gjithë kohën para vetes që të më kapërcejë. Është në rrugën e duhur dhe i uroj më të mirën.”