Futbollisti legjendar Edson Arantes do Nascimento, ose siç njihet në të gjithë botë me emrin Pele duket se po kalon një periudhë jo fort të mirë në jetën e tij.
Pasi kaloi një problem shëndetësor disa muaj më parë, ku ju desh t’i nënshtrohej një operacioni legjenda braziliane, 79 vjeçari duket se nuk e përjetuar mirë faktin që për momentin ka vështirësi në të ecur.
Djali i tij Edinho ka dhënë një intervistë për mediat braziliane dhe ka rrëfyer se i ati e ka të vështirë të pranojë që nuk ka mundësi të eci dhe të dalë pa ndihmën e dikujt. Më tej ai ka vazhduar duke treguar se Pele po kalon një depresion jo të lehtë, sepse së fundmi ai refuzon të dalë nga shtëpia dhe të takojë njerëz.
“Ai është bërë shumë i brishtë, që pas operacionit në veshka. Kjo i ka shkaktuar atij depresion sepse duke qenë që nuk ecën mirë ai vihet në siklet. Ai ka qenë gjithmonë figurë shumë imponuese dhe nuk është e lehtë për të sot të luftojë vetëm për të ecur. Praktikisht nuk po del fare rri vetëm në shtëpi dhe jeton shumë i tërhequr”; ka treguar Edinho.