Leeds do të provojë sërish transferimin e Ibrahimovic apo Cavani

Sport

Presidenti i klub anglez, Leeds United zbuloi gjatë kësaj jave se në janar kishte tentuar të transferonte Zlatan Ibrahimovic dhe Edinson Cavani, por nuk ishte arritur një marrëveshje me asnjë prej lojtarëve. Megjithatë, ajo që presidenti Andrea Radrizzani nuk tha, ishte se tek Leeds do të provojnë sërish të gjejnë një marrëveshje me të paktën një prej lojtarëve në fjalë. Afrimi i Ibrahimovic apo edhe i Cavani nuk do të kishte kosto shumë të larta, duke marrë parasysh se lojtarëve i skadon kontrata, por të sulmuesit duan të kenë po të njëjtën pagë që marrin tek Milan dhe PSG, ndërsa me rëndësi do të jetë fakti nëse Leeds do të luajë në ‘Premier League’ sezonin e ardhshëm apo jo. Mediat raportojnë se në fakt Ibrahimovic po e mendon seriozisht një lëvizje të tillë. Suedezi nuk është i kënaqur me problemet e fundit brenda klubit të Milanit. Largimi i Boban është një arsye më shumë që sulmuesi veteran të braktisë kuqezinjtë, dicka që do të përkeqësohej nëse në fund të sezonit do të konfirmohet edhe një largim i Maldinit. Sa i përket Leeds, pas dështimit të negociatave me Ibran dhe Cavanin, klubi anglez firmosi me talentin francez Jean-Kevin Augustin, i cili erdhi në formë huazimi nga skuadra e Leipzig.