LEAO, PARIMISHT GJEN GJUHEN E PERBASHKET ME MILANIN

Sport

Milan ka arritur marrëveshje verbale me Rafael Leaon në lidhje me rinovimin e kontratës. Një nga synimet e Milanit në javët e fundit është të jetë në gjendje të mbyllë marrëveshjen me Rafael Leao për nënshkrimin e kontratës së re. Negociatat mes palëve po vazhdojnë prej muajsh dhe sipas raportimeve që vijnë nga mediat italiane, tashmë është arritur një marrëveshje verbale.

Siç bëhet e ditur nga Matteo Moretto, Milani dhe portugezi kanë gjetur më në fund një gjuhë të përbashkët për zgjatjen e “martesës” mes tyre. Klubi kuqezi do të paguajë edhe gjobën që Leao duhet të kishte paguar pasi që e shkëputi kontratën në mënyrë të njëanshme me Sporting Lisbonën.

Shuma që Leao i kishte borxh Sportingut është afro 19 milionë euro. Me zyrtarizimin e këtij rinovimi, Leao do të bëhej një nga lojtarët më të paguar te Milani, duke përfituar afro pesë milionë euro në vit. Gjithesi, nga ana tjetër mësohet se stafi që mbron të drejtat e Leaos dëshiron të mbyllë zyrtarisht negociatat pasi Milani të ketë arritur kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Champions League, i cili është pothuajse i detyrueshëm në mënyrë që ish-lojtari i Lille të mbetet besnik i Djallit kuqezi. Gjithsesi, nëse Milani humbet në kompeticionin më të lartë evropian, shitja e tij gjatë verës nuk përjashtohet. Ndërkohë, ai definitivisht nuk do të largohet si lojtar i lirë, pasi do te synohet të sjellë para ne arkat kuqezi nese largohet. Prandaj mund te behet edhe nje rinovim thjesht per te fituar kohe. Këtë sezon, PORTUGEZI ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në të gjitha garat. Për të kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha europiane, përfshi Manchester City, Chelsea e Barcelona.