LEAO: NUK JAM PERFEKT! JAP GJITHMONE MAKSIMUMIN PER MILANIN!

Sport

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao nga grumbullimi i Portugalisë, foli për kritikat që ka marrë së fundmi për paraqitjet tek kuqezinjtë, pavarësisht se ishte më i miri në ndeshjen ndaj Realit në Champions dhe shënoi 2 herë në kampionat ndaj Kaljarit. “Po kaloj periudhë të shkëlqyera në Milano. Sezoni sapo ka filluar. Natyrisht që nuk jam lojtari perfekt, ka raste kur mund të bëj shumë më mirë. Jam shumë vetëkritik. Kritika nuk më shqetësojnë gjithsesi. Kam njerëz në Milano dhe në ekipin kombëtar që më ndihmojnë të rritem. Nga njëra anë, këto kritika më ndihmojnë, më motivojnë të rritem edhe më shumë në fushë”, tha Leao.

Lidhur me raportin e tij me trajnerin Fonseca, portugezi deklaroi, “Është një çështje e zgjidhur. Unë nuk kam asgjë kundër tij dhe trajneri nuk ka asgjë kundër meje. Nuk më pëlqen të jem në stol, por ai duhet të marrë vendime dhe unë duhet t’i respektoj ato si lojtar. Kur hyj në fushë, jap gjithçka për të ndihmuar ekipin”.

Sulmuesi u shpreh i kënaqur me paraqitjet e tij të fundit, por theksoi fokusin e tij në përmirësimin e vazhdueshëm. “Unë jam duke menduar gjithmonë përpara. Sigurisht, jam i kënaqur me lojërat që kam luajtur, veçanërisht dy të fundit. Por tashmë jam duke menduar për të tjerat, për atë që mund të përmirësoj. Këtu me kombëtaren dhe te Milan-i, dua të arrij gjëra të mëdha”.