Arne Slot, trajneri i Feyenoord:
“Mendoj se sfida e vajtjes është ndeshja më e mirë që kemi luajtur këtë sezon. Megjithatë, sonte do të jetë një histori tjetër. Për këtë arsye nuk duhet të përqendrohemi në atë që ka ndodhur, sepse kjo do të ishte në dëmin tonë.
Sarri tha që ne ishim dominues? Më vjen mirë që dëgjoj prej tij të njëjtën gjë që mendoj edhe vetë. Por sonte jemi larg shtëpisë tonë dhe na pret një terren i vështirë. Uroj të jemi në nivelin e dy javëve më parë.
Një vit më parë pësuam humbje në Romë, por në atë kohë nuk ishim gati akoma. Kishim 14 lojtarë të rinj dhe skuadra ishte në ndërtim e sipër. Për më tepër që ajo ishte edhe ndeshja e parë në Europë. Megjithatë, vetëm 3 muaj më vonë, me kemi arritur të korrim fryte pozitive.
Immobile? Sulmuesit e mëdhenj nuk kanë nevojë të jenë në formën e tyre më të mirë për të shënuar gola. Ai ka shënuar rreth 200 gola me skuadrën e Lazios dhe mendoj se kaq mjafton për t’i thënë të gjitha. Immobile është një lojtar që zotëron kualitet të lartë dhe për këtë arsye duhet të përpiqemi të mos i lejojmë shumë hapësira.”
Calvin Stengs, mesfushori i Feyenoord:
“Ndeshjen e parë prodhuam një lojë mjaft të mirë në shtëpinë tonë. Gjithësesi, sonte pres një Lazio tërësisht ndryshe. Ata luajnë përpara publikut të tyre dhe do të japin më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv. Kam folur me lojtarët që luajtën këtu këtë sezon dhe më thanë se atmosfera në shtëpinë e Lazios është me të vërtetë e nxehtë.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk duhet të na frikësojë. Ne po kalojmë një moment të mirë dhe këtë e kemi treguar përgjatë muajve të fundit, ndonëse kjo nuk do të thotë se nuk kemi nevojë të përmirësohemi akoma.”