Lazio vjen me një super lajm për Etrit Berishën

Sport

etrit 1

Klubi i Lazios dhe trajneri i ri i sapo emëruar nuk kërkon largimin e Berishës i cili shihet si zëvendësuesi ideal i titullarit Frederico Marchetti. Kjo duket se është justifikuar mësë miri pas paraqitjes së shkëlqyer në Kampionatin Europian.

Klubi kryeqytetas nuk është dakord që Berisha të largohet dhe po shohin mundësinë e arritjes së negociatave, duke i premtuar vendin e titullarit, raportojnë mediat italiane.

Presidenti Claudio Lotito ka biseduar ditët e fundit me Berishën dhe po mendon të shesë Frederico Marchetti. Sakaq, Berisha ka bërë me dije që do të qëndrojë tek Lazio vetëm nëse luan si titullar pasi në të kundërt largohet. /albeu.com/