Lazio shpërdoron mundësinë për t’u ngjitur në vendin e katërt të Serie A

Sport

Lazio shpërdoron mundësinë për t’u ngjitur në vendin e katërt të Serie A. Humbja e Juventusit ndaj Atalantës, hapi rrugën për skuadrën kryeqytetase, që në rast të një fitoreje në shtëpi ndaj Udineses, atëherë, do të katapultohej automatikisht e katërta në renditje. Megjithatë nuk ndodhi kështu. Në javën e 28, Lazio barazoi 1-1 me Udinesen në Olimpico, duke thyer kësisoj disi edhe pritshmëritë e tifozëve.

Të parët që kaluan në avantazh, ishin miqtë në minutën e 22, me anë të Thuavin, ndërsa vendasit do të përgjigjeshin vetëm 10 minuta më vonë, me anë të mbrojtësit Romagnoli. Mirëpo, pavarësisht përpjekjeve të Lazios, skuadra e drejtuar nga trajneri Marco Baroni, nuk ia doli të merrte dot maksimumin nga kjo sfidë, pa anashkaluar këtu edhe paraqitjen pozitive të Udineses.

Në kushte si këto, Lazio renditet në vendin e pestë, me kuotën e 50 pikëve, një më pak sesa Juventusi që është i katërti. Mirëpo, duke marrë parasysh që deri në fund kanë mbetur edhe 10 javë të tjera për t’u luajtur, atëherë, kryeqytetasit kanë të gjithë të drejtën të shpresojnë se mund të sigurojnë një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm. Javën që vjen, Lazio do të ketë një testë të vështirë në fushën e Bolognas, që gjithashtu synon vednin e katërt, pasi ka 50 pikë, vetëm një më pak sesa kryeqytetasit.