Lazio përballë Leverkusenit në rrugën për në Champions

Sport

lazio1
Lazio e Igli Tares në rrugëtimin për në grupet e UEFA Champions League, do të ketë përballë gjermanët e Bayer Leverkusenit. Në “play-off” italianët qenë me fat pasi nuk peshkuan rivalë të kalibrit Manchester United apo Valencia, duke rezultuar në fund me finalistët e vitit 2003, të cilët përshkruhen nga Kicker, si të pafatë që gjetën në rrugë Lazion.
Ndeshja e parë do të luhet në Olimpico të Romës, më 18 gusht dhe do të vijë eskluzivisht në Tring Digital sikurse i gjithë kompeticioni i UEFA Champions League.
Duke komentuar shortin, trajneri i Lazios, Stefano Pioli tha se e njihte mirë skuadrën e Leverkusenit dhe sidomos trajnerin Schmidt. Ai e përshkroi si një ndeshje të vështirë, por të cilën Lazio do ta përballojë e mirëpërgatitur dhe me besimin te lojtarët me më eksperiencë sikurse Klose.
Lazio zhvilloi një sezon tejet pozitiv vitin e kaluar teksa, përvecse u pozicionua e treta në kampionat, ishte finaliste edhe e Kupës së Italisë. Ndërkohë që në Gjermani, Bayer Leverkusen e mbylli kampionatin në vendin e katërt. Këtë verë gjermanët kanë afruar në skuadër shqiptarin e zvicrës, Admir Mehmedin ndërsa italianët kanë besuar shumë në talentin e holandezit Ricardo Kishna.
Të dy skuadrat, më parë janë përballur dy herë në fazën e grupeve në sezonin 99-2000, ku të dyja ndeshjet kanë përfunduar në barazim 1-1.