Lazio fiton ndeshjen e dytë radhazi në Serie A

Sport

Lazio arrin fitoren e dytë radhazi në Serie A. Në javën e 24 të kampionatit, kryeqytetasit e Italisë, e patën shumë të thjeshtë me Monzan në shtëpi, duke fituar me rezultatin 5-1. Ekipi i Marco Baronit është duke bërë mirë edhe me lojtarët e stolit përgjatë këtij sezoni, çka do të thotë se edhe lojtarët të aktivizohen në pjesën e dytë, tregohen mjaft efektivë në rezultatet e skuadrës.

Thënë më qartë, Lazio ka shënuar 13 gola me zëvendësimet këtë sezon, diçka që është një rekord i klubit në një sezon të Serie A, që nga edicioni 1994/995.

Po ashtu, vetëm në pjesën e parë ndaj Monzas, Lazio ndërtoi 16 gjuajtje në portën e kundërshtarit dhe pa pësuar asnjë në portën e saj. Më mirë se kaq në këtë drejtim, të paktën që nga sezoni 2004/05, Lazio kishte bërë vetëm ndaj Veronës në Shkurtin e 2018-tës, atëherë kur gjuajti 21 herë në ndrejtim të portës vetëm përgjatë pjesës së parë.

Si pasojë e kësaj fitoreje, Lazio, vijon të qëndrojë në vendin e katërt në kuotën e 45 pikëve, 2 më tepër nga Juventusi që vjen i pesti. Në këtë mënyrë, ekipi i Baronit, është tërësisht në garë për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në javën e 25, Lazio do të presë Napolin në shtëpi, kurse Monza, që renditet e fundit me 13 pikë, do të presë Leçen.