Lazio afron Romagnolin

Sport

Lazio ka nisur të lëvizë dhe pas Marcos Antonio ka mbyullur gjithcka edhe për tashmë ish kapitenin e Milanit, Alessio Romagnolin. Bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit kishin nisur prej kohësh dhe tashmë mediat në Itali raportojnë se dakordësia është gjetur dhe lojtari shumë shpejt do të nënshkruajë me Lazion. Lotito ofronte 2.8 milion euro në sezon, menaxheri i lojtarit kërkonte 3.7, në fund u gjet një rrugë e mesme dhe Romagnoli do të firmosë një kontratë 5 vjecare nga cila do të përfitojë 3 milion euro në sezon. Për qëndëbrojtësin Lazios nuk i duhet të paguajë asgjë për kartonin sepse kontrata e 27 vjecarit me Milanin përfundoi më 30 qershor, një përvojë që zgjati për 7 vite me 247 ndeshje të luajtura dhe që u mbyll me një titull kampion, teksa trofeun si kapiten e ngriti lart pikërisht Alessio Romagnoli. Në fakt transferimi tek Lazio është një rikthim në shtëpi, jo sepse Romagnoli ka luajtur ndonjëherë me bardhekaltrit përkundrazi ka qënë pjese e rivalëve të Romës që në sistemet zinxhir, por sepse mbrojtësi është një tifoz i cmendur i Lazios që fëmijë dhe këtë ka kohë që e ka pranuar, madje kur shënoi 11 metërshin vendimtar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në 2018 kundër Lazios nuk festoi dhe numërin 13 e ka mbajtur mbi shpinë që i vogël sepse lojtari i tiji preferuar ka qënë gjithmonë ish kapiteni i famshëm i lacialëve, Alessandro Nesta. Në këtë mënyrë tifozët por edhe trajneri Maurizio Sarri e mirëpresin afrimin e Alessio Romagnolit, i cili pas Romës, Sampdorias e Milanit do të veshë fanellën e 4-ët në karrierë dhe atë më të dashurën per të, pikërisht fanellën bardhekaltër.