Lautaro Martinez kërkon 10 milionë euro për të rinovuar kontratën. Prej disa muajsh me radhë, e ardhmja e kapitenit të Interit vijon të diskutohet intensivisht. Nuk ka dyshim se ajo do të jetë e lidhur me ngjyrat zikaltër, mirëpo palët nuk kanë arritur dot ende në një përfundim të kënaqshëm për të dyja palët.
Kontrata aktuale e kapitenit përfundon në verën e 2026-tës, ndërsa marrëveshja e re diskutohet të rinovohet për dy vite të tjera, deri në 30 Qershor të 2028-tës. Në këtë mes, Interi I ofron lojtarit një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, dy më tepër sesa ai përfiton aktualisht. Megjithatë, sikurse bëhet me dije, Lautaro nuk e ka pranuar diçka të tillë. Për të hedhur të zezën mbi të bardhë, argjentinasi kërkon 10 milionë euro në sezon, përveç bonuseve, që do të bëhen active në momentin e arritjes së objektivave.
Kërkesa e lojtarit konsiderohet e lartë nga Interit, por shoqëria zikaltër nuk ka zgjidhje tjetër, veçse ta pranojë kërkesën e lojtarit, duke I mundësuar atij të përfitojë pikërisht 10 milionë euro në sezon, duke u kthyer në këtë mënyë në një prej dy lojtarëve më të paguar të Serie A, bashkë me Victor Osimhen të Napolit, që gjithashtu përfiton 10 milionë euro në vit.
Lautaro konsiderohet simboli I ardhshëm I Interit, kapiteni dhe flamuri I skuadrës. Ai cilësohet si lojtari më I rëndësishëm I organikës zikaltër, e si pasojë, mendon se meriton të përfitojë gjithashtu një pagë të majme nga kontrata e tij.
Në rast rinovimi, që parashikohet të bëhet zyrtar në vijimësi të sezonit, mediat përtej detit raportojnë se vlera e kartonit të Lautaro Martinez në tregun e merkatos do të shkonte menjëherë 150 milionë euro, nga 110 milionë që është aktualisht.
Në kushte si këto, sipas informacioneve, përgjatë javëve të ardhme, agjenti I lojtarit do të takohet me drejtuesit e Interit, për të vendosur pikat mbi “I” dhe të mbyllin me sukses çështjen e rinovimit të kontratës së Lautaro Martinez.