Lautaro, Interi mendon për një ndërrim me Griezmann

Sport

Luutaro Martinez është emri më i përfolur në kampin katalanas për merkaton e verës. Argjentinasi është piketuar si zëvendësuesi i Luis Suarez, tashmë në moshën 33 vjeçare. Zikaltërit në fillim e kanë mohuar një marrëveshje të tillë me spanjollët, mirëpo së fundmi, sipas mediave italiane, në shtëpinë e Interit po mendohet diçka tjetër. Nëse Barcelona kërkon me patjetër të transferojë Lautaron, klauzola e të cilit është 111 milionë euro, atëherë këtë duhet ta bëjë, duke e ndërruar me Antonie Griezmann. Francezi, në moshën 29  vjeçare, u transferua edicionin e kaluar në Camp Nou, pas largimit nga Atletico Madrid, por nuk ka arritur të japë atë që pritej në fushën e lojës. Në këtë mes, si i vetmi problem për të arritur marrëveshjen mes klubeve shihet rroga e lartë e Griezmann, i cili përfiton 17 milionë euro në Barcelonë, por duhet thënë se pranoi një zbritje, pasi tek Atletico Madrid përfitonte 23 milionë euro.Gjithsesi, për këtë detaj ka kohë të mendohet, duke qenë se figura kryesore e Interit, të cilit i është besuar merkatoja është Bepe Marotta, që njihet edhe si specialist i kësaj fushe. Diçka e tillë, ka bërë që brenda Interit të ketë edhe një optimizëm mjaft të lartë, sepse edhe nëse Lautaro largohet, drejtuesit kanë besimin, se Marotta sërish do e ketë një “As” nën mëngë, e gjithsesi, 18 herë kampionët e Italisë në fund do të dalin triumfues.