Ishte përfolur gjatë javëve të fundit për një afrim të mundshëm te Kombëtarja shqiptare, në rast se Panucci do të vazhdonte të zhgënjente. Mirëpo duket se Besnik Hasi ka dashur t’i japë fund një herë e mirë këtyre zërave, duke firmosur me skuadrën e tij të re. Bëhet fjalë për një aventurë që tekniku gjakovar do të nisë në Arabinë Saudite, ku ka arritur zyrtarisht marrëveshjen me ekipin e Al-Raed. Emri i Hasit ishte përfolur në skuadra të ndryshme, por tashmë e bëri zgjedhjen e tij, duke shkuar në Arabi, ku natyrisht edhe oferta financiare ka qenë e mjaft e lartë, megjithëse shifrat nuk bëhen të ditura. Klubi arab njoftoi marrëveshjen me ish-futbollistin e Kombëtares kuqezi. Ndonëse gjatë zyrtarizimit në Tëitter ka rënë në sy fakti se Al-Raed e ka prezantuar atë me flamurin belg.
Në fakt, Besnik Hasi ka nënshtetësi belge, por është shqiptar, me rrënjë nga Gjakova. Al Raed që sezonin e fundit e mbylli në vendin e 13-të, ka preferuar 46-vjeçarin për t’u rikthyer në nivelet më të larta të në futbollin arabo-saudit. Për trajnerin gjakovar, kjo do të jetë eksperienca e 4-t si trajner, megjithëse vinte pas një periudhe pushimi, që pas shkarkimit nga Olimpiakosi në sezonin e kaluar. Më parë, ai ka drejtuar Anderlehtin në Belgjikë dhe Legian e Varshavës në Poloni. Suksesin e ka shijuar vetëm në Belgjikë, ku doli kampion, përderisa në dy skuadrat e tjera u shkarkua vetëm pas disa muajve në detyrë.