Largimi i Benzema, ja dy objektivat e Real Madrid për repartin e sulmit

Sport

Harry Kane dhe Kai Havertz nën radarët e Real Madrid. Me Jude Belingham që duket një çështje e kryer, 14 herë kampionët e Europës kanë nisur të operojnë në merkato për të përforcuar sulmin.

Largimi i Karim Benzema e ka lënë numrin 9 bosh dhe drejtuesit kanë arritur në përfundimin se Harry Kane është lojtari ideal për të mbuluar qendrën e repartit të sulmit. Për të siguruar shërbimet e kapitenit të Tottenham, Reali ka gati një ofertë deri në 110 mln euro.

Në kampin e Los Blancos, duke filluar nga trajneri Carlo Ançelotti, besojnë se Kane garanton të paktën edhe 3-4 sezone në nivel të lartë. Këtë edicion, 29 vjeçari tregoi edhe një herë tjetër potencialin e tij, teksa arriti të shënonte 30 gola në kampionat me Tottenham.

Megjithatë, nëse nuk kompletohet transferimi I Kane, madrilenët kanë gati alternativën e radhës dhe ai është pikërisht Kai Havertz. Gjermani është I lidhur me një kontratë me Chelsean deri në 2025-tën, teksa ai konsiderohet mjaft I rëndësishëm për trajnerin e ri të skuadrës, Mauricio Pochettino. Gjithësesi, Blutë nuk janë kundër shitjes së sulmiesit dhe për ta lënë të lirë, kërkojnë plot 60 mln euro.