Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, i thonë lamtumirë Kosovës pas sqarimit të FIFA’s për procesin e ndryshimit të kombëtareve apo përfaqësuesve dhe shpresa e vetme tani mbetet Adnan Januzaj. FIFA ka bërë të ditur se shqiptarët e Zvicrës dhe skuadrave tjera që kanë luajtur me ekipet e tyre pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, nuk kanë të drejtë të luajnë për Kosovën.
I vetmi lojtarë që mund t’i bashkohet Kosovës është Andnan Januzaj. Januzaj nuk u ftua fare nga Belgjika për Euro 2016, ai gjithashtu nuk luajti në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’, çka do të thotë se talenti i Manchester Unitedit ende ka mundësi që t’i thotë ‘PO’ Kosovës. /Express/