Lamtumire DE BIASI

Sport

20151009001186259249-original.jpg

Armand Duka, presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, ka thënë se Gianni De Biasi mund të largohet nga Shqipëria nëse i arrin ndonjë ofertë e rëndësishme

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka treguar në një intervistë për televizionin italian “Sky” se si është situata aktuale me trajnerin Gianni de Biasi dhe cilat janë planet pas përfundimit të Europianit.

“Para Europianit, kemi rënë dakord që gjatë turneut nuk duhej të mendonim apo të flisnim për të ardhmen. Po luhet një Europian shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Trajnerit i kam thënë që në fillim se nëse i arrin një ofertë tërheqëse ne do ta linim të lirë”, ka deklaruar ai. /Express/