Lamtumira e Lionel Messit nga Barcelona ka ardhur si një rrufe, sepse të gjithë prisnin rinovimin e kontratës me katalanasit. Por tashmë gjithçka ka mbaruar, pasi Barcelona ka hequr dorë përfundimisht nga rinovimi me futbollistin dhe sipas mediave spanjolle, gjithçka ka të bëjë më kërkesat e larta ekonomike të argjentinasit.
Sipas “El Mundo”, gjithçka kishte të bënte me paratë të cilat Barcelona nuk i ka, madje është e zhytur në borxhe, ndaj nuk mund të paguante. Në takimin me drejtuesit e katalanasve sot ishin babai dhe vëllai i Messit. Ata kishin një kërkesë të veçantë: 100 milionë euro!
Të dy e kërkonin këtë shumë të ndarë mes tyre si komision për firmën e re të Messit me katalanasit. Një blerje e mirëfilltë praktikisht, një blerje që Barcelona nuk mund ta bëjë pa shitur gjysmën e ekipit. Në formën e mëparshme të Messit, në vitin 2017, një shifër e tillë kishte qenë 86 milionë euro.
Pastaj ishte edhe çështja e rrogës, të cilën, me sa duket, Messi nuk ka pranuar që ta përgjysmojë siç është aluduar kohët e fundit. Të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle, të cilat bëjnë të ditur se Barcelona është tërhequr, në pamundësi të plotë për të bërë shpenzime të tilla.
View this post on Instagram