Lampard tregon pse i mbështet të rinjtë; respekton, por nuk i trembet Ajaksit

Sport

Frank Lampard, trajneri i Chelsea:

“Kemi besim tek aftësitë tona, por duhet ta pranojmë se na pret një ndeshje e vështirë. I kam parë se si kanë luajtur vitin e kaluar dhe e di se skuadra e tyre ka pësuar ndryshime. Por jam i ndërgjegjshëm për rreziqet që vijnë nga lojtarët e rinj që kanë afruar. Këtë sezon, kanë fituar 2 ndeshjet e para me lojë dhe rezultate që kanë bindur. Ka për të qenë vërtet e komplikuar. Ne kemi fituar disa ndeshje radhazi, por kjo vetëm sa na jep pak më shumë besim. Sfida e sotme ka për të qenë diçka krejtësisht ndryshe nga ato të kaluarat dhe do të përpiqem të përgatis si duhet skuadrën time. Nuk i trembemi Ajaksit, por e respektojmë. Në fushë do të zbresim me të njëjtën dëshirë për të tentuar fitoren dhe nuk do të ndryshojë asgjë nga mënyra jonë e lojës. Besoj tek lojtarët e mi. Sigurisht që kemi ende një rrugë të gjatë përpara se të bëjmë krahasime, por mendoj se ekipi është në rrugën e duhur.”

Fikayo Tomori, mbrojtës i Chelsea:

“Dëshiroj të tregoj vlerat e mia në këtë skuadër dhe trajneri më ka dhënë mundësinë të shprehem. Ai është kujdesur që të gjithë të marrin shanset e tyre dhe besoj se cilido që ka zbritur në fushë, është përpjekur të japë maksimumin dhe të shpërblejë besimin e tij. Kundër Ajaksit na pret një sfidë shumë e vështirë, por nuk trembemi nga takime të tilla. Jemi gati për këtë ndeshje, që besoj se ka për të qenë mjaft e rëndësishme për synimet tona. Gjithësesi jemi të qetë dhe përqëndrohemi vetëm tek fusha e lojës.”