Frank Lampard, trajneri i Chelsea: “Kjo është një përballje me dy takime. Nuk përfundon brenda 90 minutave, asnjëherë. Përqëndrimi duhet të jetë i njëjtë në të dyja ndeshjet. Më pëlqen që skuadra të marrë përsipër rreziqet me daljet përpara në sulm, por në fazën mbrojtëse duhet të angazhohen të gjithë. Robert Lewandowski është nga ata lojtarë që ka qëndruar konstant në paraqitjet e tij për shumë vite. Golat e tij, mënyra se si realizon tregojnë qartë se është një lojtar i klasit botëror. Por tek Bayern ka shumë lojtarë të tjerë që mund të na hapin probleme. Duhet të tregojmë kujdes të veçantë në duelet individuale me secilin prej tyre. Sigurisht që Bayern është një nga ato skuadra që mund të fitojë ‘Champions League’-ën. Ka një arsye pse renditen gjithnjë mes më të mirëve. Është një klub që di se si të kalojë çdo vështirësi sepse janë të organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Detyra jonë është t’i ndalojmë dhe të tregojmë vlerat tona në një test kaq të vështirë.”
Mateo Kovacic, mesfushor i Chelsea: “Trajneri do të na tregojë pikat e forta dhe ato të dobëtat që ka Bayern. E kemi të qartë pak a shumë se në çfarë mënyrë do të luajmë, thjesht na duhet të përgatitemi për t’i goditur aty ku ata nuk e presin. Në kampionat kemi punuar shumë dhe nga gjendja fizike jemi të gatshëm për ta përballuar në mënyrën e duhur këtë takim. Tani jemi afruar më shumë si grup dhe besoj se kemi forcën për t’i bërë keq çdo skuadre, edhe një favoriti për të fituar trofeun si Bayern. Gjithësesi duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë në çdo moment dhe të ruajmë përqëndrimin. Pasi një gabim mund të kushtojë shumë, sidomos kur merr parasysh faktin që na pret edhe një përballje tjetër me ta në Gjermani.”