Christian Pulisic mund të ketë bërë të heshtin të gjitha kritikat me paraqitjen e bërë në takimin kundër Burnley-t. Amerikani realizoi atë që quhet një tripletë perfekte, pasi shënoi një gol me këmbën e majtë, një me të djathtën dhe një me kokë. Sigurisht ai që gëzohet më së shumti për këtë paraqitje të Pulisic është trajneri Frank Lampard, i cili duket se ka filluar të besojë më shumë tek aftësitë e 21-vjeçarit. Pulisic ishte protagonist edhe në fitoren e rëndësishme që Chelsea mori në transfertë kundër Ajaksit. Në sfidën e vlefshme për grupin H të ‘Champions League’, Pulisic u fut nga stoli së bashku me Batshuayi, por të dy lojtarët ishin ata që zgjidhën sfidën e Chelsea-t, duke realizuar golin e fitores në minutat e fundit. Lampard thotë se e ka parë të riun amerikan të përkushtuar në stërvitje dhe pavarësisht se në fillim nuk ka patur minutat e duhura, Pulisic ka vazhduar të punojë po njësoj. Ai u bë lojtari i parë amerikan që realizon një gol për fanellën e Chelsea-t, ndërsa nje tripletë perfekte dhe aq e kompletuar sa ajo kundër Burnley, tek ‘blutë’ e Londrës nuk realizohej që nga koha e Dider Drogba.
Megjithatë, Frank Lampard, i ngacmuar nga gazetarët rreth mungesës së Eden Hazard, pranoi se një figurë si ajo e belgut është gjithmonë e rëndësishme në skuadër. Por trajneri i Chelsea këmënguli se pavarësisht largimit të Hazard, lojtarët kanë shfaqur të njëjtin optimizëm për të punuar gjithnjw e mw shumw e pwr tw luftuar nw çdo ndeshje pwr rezultate pozitive.