Frank Lampard (trajner i Chelsea): ‘Objektivi ynë është të kualifikohemi, edhe pse e dimë që jemi në një grup të fortë. Gjithsesi kam besim tek lojtarët. Besoj shumë, por edhe jam i kujdesshëm ndaj rreziqeve të mundshme. Gjëja kryesore që kam ruajtur që prej kohës kur isha futbollist është që ndeshje të tilla duhen përballuar me përqendrim maksimal. Luajmë në Champions League që është niveli më i lartë i të luajturit futboll. Ndonjëherë, stili ndryshe i lojës që shfaqin skuadrat, mund të të befasojë. Prandaj duhet të bëjmë shumë kujdes!”.
Kepa (portieri i Chelsea): “Valencia mbetet gjithmonë një kundërshtar i rrezikshëm. E njoh shumë mirë si skuadër, përderisa jemi përballur disa herë kur luaja në kampionatin spanjoll. Bëhet fjalë për një ekip që ka lojtarë tepër cilësor. Janë tepër kompaktë dhe mbrohen shumë mirë. Mbi të gjitha, kjo Valencia e di sesi të japin më të mirën e vet në kundërsulm, që është edhe pika më e fortë e kësaj skuadre. Por të mos harrojmë që gjithashtu kanë në gjirin e vet disa futbollist të klasit botëror, të cilët mund të zgjidhin ndeshjen në çdo moment”.